E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore ekzekutohet me dinamit gjyqtari


Skerdilajd Konomi, gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës është vrare sot nga një shpërthim eksplozivi në bulevardin kryesor të qytetit të Vlores.

35-vjecari,i martuar, baba i dy femijeve 4 dhe 1 vjec, mesohet se ishte nisur per te shkuar ne pune me mjetin e tij kur ndodhi shperthimi brenda ne makine ne ecje e siper. Ne momentin e shperthimit prane tij nuk ka patur mjete te tjera. Shperthimi i forte ka shokuar kalimtaret qe kane pare ne mes te bulevardit nje automjet qe vazhdonte te ecte per inerci pasi shpertheu. Disa prej tyre vrapuan per te nxjerre nga makina drejtuesin e mjetit. I ndjeri ishte ende gjalle kur kalimtaret perpiqeshin te hapnin dyert e shkaterruara.

Per shkak te demtimit te kembeve qe kishin VrasjeTiranë, vritet me armë një person Peshkopi, burg pa afat vrasësit të bashkëshortes Itali, tragjedi në familjen shqiptare ngecur ne pjeset e demtuara te mjetit, trupi nuk u be e mundur te largohej menjehere nga mjeti, i cili pak sekonda me pas u perfshi nga flaket.

Eshte dashur nderhyrja e zjarrefikesve qe te shuajne flaket qe shperthyen ne automjetin e shkaterruar nga eksplozivi. Pasi zjarrfikesit evituan ndonje shperthim tjeter te mjetit, policet dhe kalimtaret terhoqen trupin e gjytarit te ri nga mjeti. Pa pritur ende mberritjen e ambulances dhe mjekeve, policet transportuan per ne spital te riun, i cili mesohet se humbi jeten me pas per shkak te plageve te medha dhe djegieve te trupit.

Ky eshte rasti dyte brenda nje harku te shkurter kohor qe ne qytetin e Vlores organizohen atentate me eksploziv qe shkaktojne terror. Pak muaj me pare ishte Renato Abazi personi qe u ekzekutua me nje shperthim eksplozivi ne qender te qytetit.

Topi: Atentat ndaj sistemit të drejtësisë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dënoi ashpër aktin kriminal që ndodhi sot në Vlorë kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Në një reagim publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit e konsideron këtë sulm mafioz që i mori jetën e gjyqtarit, si një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.

"Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit", thuhet në reagimin e Presidentit, i cili i kërkoi autoriteteve përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve.

Spahiu: Atentat kundër gjyqësorit

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë  Kreshnik Spahiu dënoi ashpër ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Në një prononcim për mediat, Spahiu u shpreh se ekzekutime të tilla terroriste nuk duhet të ndodhin në asnjë vend, ku funksionon rendi dhe ligji.

"Ky akt është në vazhdën e disa ngjarjeve, atentateve kundër gjyqësorit përgjatë viteve të fundit, duke përbërë një rast të paprecedentë që nga koha e Ismail Qemalit", tha Spahiu.

Numri dy i KLD-së kërkoi që kjo ngjarje të trajtohet me prioritet dhe të vendosen para drejtësisë autorët e veprës kriminale, pasi sipas tij, ky është një akt kundër strukturave të drejtësisë.

"Shqipëria synon të jetë në rrugën drejt BE-së dhe jo në Sicilinë e 50 viteve më parë, ku drejtësia gjunjëzohet përballë veprave mafioze dhe krimit të organizuar", tha Spahiu.

Sondazh

A ndiheni te sigurt per jeten tuaj ne qytetin ku jetoni?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_350'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(350); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tufa drejt pafajësisë
I pandehuri Lavdërim Tufa nën akuzë për vrasje të trefishtë mes të cilëve edhe Fatmir Rama apo Miri i Xhikes, rikthehet në sallën e gjyqit për të ndjekur një nga seancat më delikate që ndoshta do ta shpëtojnë ata nga shpallja fajtor. Ekstradimi i Almir Rapos
Gjatë proçesit për ish punonjësin e Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapo me objekt ekstradimin e tij drejt SHBA-së, Prokuroria i kërkoi gjykatëses Antonela Prendi që ta vlerësojë të ligjshëm ekstradimin e tij, edhe pse tashmë 28 vjeçari ndodhet prej muajsh në Amerikë dhe i është nënshtruar gjyqit penal. Prokuroria verifikon Wikileaks
Prokuroria e Përgjithshme ka sqaruar përmes një deklarate, duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media te shkruara, se nga ana e saj nuk është ngritur grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media. Mbeten pa emër viktimat e varrit masiv
Pavaresisht se pati deklarime dhe angazhim të të gjitha strukturave për identifikimin e 13 skeleteve të zbuluara në një vendvarrim masiv në Malin e Dajtit në Tirane, ata vazhdojnë të mbeten pa emër, edhe pas dy vitesh. Sulmi në Koplik, vdes 45-vjecari
Humb jetën në spital 45-vjeçari Xhevdet Metaj, i cili u plagos mbrëmë në Koplik. Policia ndërkohë ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit 45-vjecarin Rasim Haxhiaj, i cili ka qëlluar për motive hakmarrjeje.

Lajmet kryesore

Aleanca Kuqezi: Të zbardhen bisedimet Haxhinasto-Zepos
"Greqia nuk mund t'i vërë kushte Shqipërisë"
Terrorizmi, Obama: Të dyfishohen sforcot
“Marrëveshja për ujrat të zbatohet”
Gaboni njeh Kosovën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›