Vlore shperthim ne nje makine vdes gjyqtari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Vlorës, kur një makinë shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e një personi.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ndërsa mësohet se viktimë ka mbetur gjyqtari Skerdilajd Konomi 35-vjec, i cili po drejtonte makinën në momentin e ngjarjes.
Sipas hetimeve të para dyshohet se shpërthimi të jetë shkaktuar nga një sasi tritoli. Te dhenat e fundit nga ky qytet bejne te ditur se qendra e Vlores eshte e bllokuar ndersa ambulanca dhe zjarrfikese ndodhen ne vendin e ngjarjes.
Topi: Atentat ndaj sistemit të drejtësisë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dënoi ashpër aktin kriminal që ndodhi sot në Vlorë kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Në një reagim publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit e VrasjeTiranë, vritet me armë një person Peshkopi, burg pa afat vrasësit të bashkëshortes Itali, tragjedi në familjen shqiptare konsideron këtë sulm mafioz që i mori jetën e gjyqtarit, si një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.
"Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit", thuhet në reagimin e Presidentit, i cili i kërkoi autoriteteve përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve.
Grabitja që tronditi qytetin
Pak javë më parë një tjetër ngjarje tronditi qytetin bregdetar në kulmin e sezonit turistik. Tre persona me maska pasi hynë në ambientet e një banke, terrorizuan punonjësit dhe klientët dhe grabitën para.
Ata kane terrorizuar cdo klient dhe punonjes te kesaj banke, duke qelluar brenda ambienteve disa here me arme. Nje grua emigrante, viktime e grabitjes rrefeu se ishte terrorizuar se bashku me femijet kur i kishin vete tyten e armes ne koke dhe i moren 10 milon leke te cilat do t'i depozitonte ne kete banke.
Per fat te mire, nga te shtenat brenda ne banke dhe jashte saj nuk ka patur te plagosur.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tufa drejt pafajësisë
I pandehuri Lavdërim Tufa nën akuzë për vrasje të trefishtë mes të cilëve edhe Fatmir Rama apo Miri i Xhikes, rikthehet në sallën e gjyqit për të ndjekur një nga seancat më delikate që ndoshta do ta shpëtojnë ata nga shpallja fajtor. Ekstradimi i Almir Rapos
Gjatë proçesit për ish punonjësin e Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapo me objekt ekstradimin e tij drejt SHBA-së, Prokuroria i kërkoi gjykatëses Antonela Prendi që ta vlerësojë të ligjshëm ekstradimin e tij, edhe pse tashmë 28 vjeçari ndodhet prej muajsh në Amerikë dhe i është nënshtruar gjyqit penal. Prokuroria verifikon Wikileaks
Prokuroria e Përgjithshme ka sqaruar përmes një deklarate, duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media te shkruara, se nga ana e saj nuk është ngritur grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media. Mbeten pa emër viktimat e varrit masiv
Pavaresisht se pati deklarime dhe angazhim të të gjitha strukturave për identifikimin e 13 skeleteve të zbuluara në një vendvarrim masiv në Malin e Dajtit në Tirane, ata vazhdojnë të mbeten pa emër, edhe pas dy vitesh. Sulmi në Koplik, vdes 45-vjecari
Humb jetën në spital 45-vjeçari Xhevdet Metaj, i cili u plagos mbrëmë në Koplik. Policia ndërkohë ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit 45-vjecarin Rasim Haxhiaj, i cili ka qëlluar për motive hakmarrjeje.
Lajmet kryesore
Terrorizmi, Obama: Të dyfishohen sforcot
Kthehet frika në SHBA
OSBE: Shqipëria në udhëkryq
“Marrëveshja për ujrat të zbatohet”
Gaboni njeh Kosovën