Gaboni njeh Kosoven

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli konfirmon zyrtarisht njohjen e 82-të të shtetit të Kosovës, nga Republika e Gabonit.
”Njohja zyrtarisht i është konfirmuar zëvendëskryeministrit Pacolli, në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në Gabon, nga udhëheqësit më të lartë të këtij shteti”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pacollit.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme e Kosovës.
Pak javë më parë Shën Lucia njohu pavarësinë e Kosovës, ndërsa pararendëse të saj ishin Guineja, Nigeri dhe Benini.
Kosova, Vatikani: Së shpejti lajme të mira
Qytetarët kosovarë do të marrin së shpejti nga Vatikani lajme të mira përsa i përket njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.
Deklarata është bërë nga delegati apostolik i Vatikanit për Kosovën, Juluisz Janusz, gjatë një takimi disa ditë më parë me ministrin e Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.
Janusz ka shprehur përkrahjen e Selisë së Shenjtë për qytetarët dhe institucionet e Kosovës, si dhe ka vlerësuar progreset e arritura nga shteti i ri në 3 vjet pavarësi.
Nga ana tjetër, ministri Hoxhaj ka falenderuar delegatin apostolik për përkrahjen e vazhdueshme të Vatikanit.
Ai ka shprehur angazhimin e institucioneve të Kosovës për forcimin e marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, si dhe dëshirën që ky shtet të angazhohet më shumë në Kosovë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, kufiri me Serbinë
KFOR-i shprehet i gatshëm të ndihmojë autoritetet kosovare në hapjen e kufirit verior me Serbinë pavarësisht se ende nuk është i informuar për detajet e planit të qeverisë së kosovës. Debati për qendrën e Prizrenit
Prizrenasit shprehen kundër rikthimit në votim të projektligjit për Qendrën Historike të Prizrenit e cila parashihet me pakon e Ahtisarit. Radikalët, llogari qeverisë
Radikalët e Kuvendit të Serbisë sërish kërkojnë përgjigje konkrete nga Serbia për Kosovën. Greqia nuk do njohë Kosovën
Greqia nuk ndryshon qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis premtoi shumë mbështetje për persperktivën europiane të Kosovës, por gjatë vizitës në Prishtinë nuk dha asnjë shpresë për njohjen e shtetit kosovar. Serbi, ariu masakron 55-vjecaren
Një ari në Serbi ka sulmuar në mënyrë të egër dhe ka vrarë një grua që po i jepte për të ngrënë.
Lajmet kryesore
Vlorë, shpërthim në një makinë, vdes gjyqtari
Topi: Atentat ndaj sistemit të drejtësisë
Terrorizmi, Obama: Të dyfishohen sforcot
OSBE: Shqipëria në udhëkryq
“Marrëveshja për ujrat të zbatohet”