E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore femijet e semure nga uji

Vazhdon i larte numri i femijeve qe kerkojne ndihme mjekesore ne qytetin e Vlores. Behet fjale per te pakten 35 shtrime ne dite. Mjeket dhe drejtuesit e higjienes thane se shkaku eshte mosklorinimi i ujit te pijshem.

Prefekti Hasan Halili thote se situata eshte shqetesuese dhe serish problem eshte uji.

Ngaqe nuk ka uje gjate gjithe 24 oreshit tubacionet mbeten disa ore bosh. Dhe ne keto rrethana ne momentin e pare te furnizimit me uje do te kene ndryshkje. I kerkojme qytetareve qe ta zjejne ujin para se ta konsumojne thote Halili.

Ujesjellesi i qytetit po kryen punime dhe per 18 ore shume linja nuk kane uje duke provokuar mbledhjen e mikrobeve apo infeksioneve. Megjithate drejtori i Ujesjellesit thote se klorinimet behen.

Mungesa e ujit te pijshem ne Vlore do te vazhdoje deri ne daten 6 Tetor ku eshte dhe afati i fundit i venies ne pune te pompes kryesor e cila furnizon 60 te qytetit te Vlores.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›