E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaker ekologjike ne Shkumbin

Mund te jete nje rast i paprecedent jo ne Europe ndoshta por ne gjithe boten ajo qe ndodh ne Rrogozhine.

Kamionet e mbeturinave ne menyre krejt legale shkarkojne ne lumin Shkumbin cdo dite tonelata te tera mbeturina.

Bashkia e Kavajes Rrogozhines dhe komuna Gose vijojne prej vitesh te shkaktojne nje masaker ekologjike ne zonen perreth por edhe ne lumin Shkumbin. Paraditen e sotme ne kete vend po shkarkoheshin mbeturinat nga firmat qe kane fituar tenderat e pastrimit te ketyre qyteteve dhe komunave.

Ndotja me pas vijon pergjate gjithe rrjedhes se lumit duke shkaterruar teresisht edhe zonen bregdetare ne grykederdhjen e tij. Me gjithe protesten e banoreve te zones dhe shqetesimet e ngritura ne media nuk eshte marre asnje mase per bllokimin e ketij vendgrumbullimi sistemimin dhe caktimin e nje zone brenda te gjitha parametrave per te mos ndotur me token ujrat dhe ajrin. Perfaqesues te disa organizatave ekologjiste ne kete zone kane bere apel per nderhyrje emergjente.

Perfaqesuesit e shoqerise civile i bejne thirrje pushtetit vendor dhe Ministrise se Mjedisit te nderhyje sa me shpejt per te ndalur masakren ekologjike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›