E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhacka Rriten cmimet e telefonise fikse

Deputetja Olta Xhacka tha se Autoriteti Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur per rritjen e cmimit te impulseve telefonike me 20.

Duke sqaruar kerkesen e AKEP ndaj ministrive te linjes deputetja e opozites u shpreh se pavaresisht kerkesave kjo agjenci ka vendosur qe te mos rrise cmimin vetem telefonatat brenda rrjetit.

Te gjitha rritjet e tjera jane mbartur nga vendimi i Korrikut i cili rrit akoma edhe me tej tarifat per komunikimin e pajtimtareve te tjere jo familjare pra bizneset si dhe mban tarifat familjare per pajtim mujor dhe biseda me rrjetet celulare sic ishin parashikuar ne vendimin e korrikut theksoi ajo.

Deputetja shtoi se ligji per mbrojtjen e konsumatorit i permendur nga Ministria e Ekonomise injorohet krejtesisht ne pikat qe ishin sugjeruar.

Kjo eshte praktika e burokracise institucionale ne Shqiperi ku vendimet merren pa marre parasysh as kerkesat e paleve te prekura e as ato te ministrive te linjes. Ku vendoset te ndermerret nje aksion institucional qe injoron ligje e konsumatore. Kjo amulli e shtetit shqiptar nuk ndodh kurre kur jane ne loje interesat e nje pushtetari por kjo behet normale kur shkelen interesat e te gjithe shqiptareve. Ky eshte shteti i Sali Berishes sot ku interesat e shqiptareve jane te fundit ne liste pas pushtetareve perfundoi.

2010-09-22 1510

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›