Rritet çmimi i sigurimit të detyrueshëm të automjeteve

Agjentët e tregut bëjnë të ditur se çmimi për sigurimin e automjeteve deri në 1600 kubikë ka arritur në 15,000 lekë, ndërsa për mjetet me motor mbi 1600 kubikë çmimi i ri është 15,600 lekë.
Duke i krahasuar me tarifat e mëparshme të aplikuara që nga fillimi i këtij viti tarifat janë rritur me rreth 1 mijë lekë për të dyja klasat e mjeteve. Me miratimin e ligjit për liberalizimin e tarifave të sigurimit të detyrueshëm, parashikohet që çmimet të përcaktohen nga vetë kompanitë e sigurimeve, hap ky që duhet bërë i bazuar mbi një analizë tregu, e miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Shqyrtimi nga AMF bëhet çdo gjashtë muaj dhe është kjo arsyeja që tarifat e reja kanë hyrë në fuqi në muajin shtator. Drejtuesit e kompanive shprehen se rritja e çmimit ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të aksidenteve dhe veçanërisht të atyre me dëmtime në njerëz, çka përkthehet në më shumë dëme për kompanitë e sigurimit. Referuar statistikave, në shtatë muajt e parë të këtij viti, vlera e dëmeve në segmentin e sigurimit motorik është rritur me rreth 17% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Treguesi kryesor në përcaktimin e çmimeve është raporti mes dëmeve dhe primeve, që për të njëjtën kategori është ulur në 39%, nga 42.6% që ishte një vit më parë. Kjo tregon në fakt se këtë vit kompanitë e sigurimit kanë paguar më pak dëme në raport me primet e arkëtuara, çka deri tani e bën të pajustifikuar rritjen e çmimeve. Në vlerat aktuale prej 39%, raporti dëme-prime në Shqipëri është tejet i ulët krahasuar me vendet e tjera, ku në shumë raste është më i lartë se 100%./Start/
2012-09-22 11:34