E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, firmoset peticioni kundër regjistrimit të popullsisë

Dhjetra organizata dhe intelektualë të qytetit të Vlorës kanë hartuar një peticion ku kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
 

Firmosja e peticionit po bëhet tek “Sheshi i flamurit” në Vlorë ndërsa i pari që e ka firmosur ka qënë nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu.
 

Në fjalën e tij nënkryetari i KLD-së Spahiu theksoi se shqiptarët nuk janë identifikuar me fenë.

"Feja e shqiptarit është shqiptaria. Shtete të tjera mund të bëjnë dallime fetare ndërsa ne jemi krenar për bashkëjetesën fetare që na karkaterizon” theksoi Spahiu.
 

“Të ruajmë flamurin të pastër, nisma ligjore nga populli është unike. Dy ligje janë të papajtueshme me Kushtetutën”, shtoi më tej ai.

Ndërkohë kjo inisiativë për firmosjen e peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare i nisur nga Vlora do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›