Vendimi për Aldo Baren më 23 mars
Shtyhet për në 23 mars seanca gjyqësore për kreun e bandës së Lushnje Aldo Bare. Në seancën e sotme avokati i ish kreut të Bandës së Lushnjes, Vladimir Meçi ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm.
Sipas tij asnjë dëshmitar nuk ka vënë gishtin mbi Baren si autor i ndonjë krimi madje prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë konkrete për akuzat ndaj Bares.
Ndërkohë gjykata pritet që në datën 23 mars të japë edhe vendimin për të akuzuarin e Bandës së Lushnjes Aldo Bare.