E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, gjendet trupi i pajetë i një personi, dyshohet se është mbytur

Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në plazhin e vjetër në Vlorë. Viktima e seksit mashkull, identiteti dhe mosha e të cilit nuk dihen ende, mësohet se është gjetur nga pushuesit, të cilët më pas kanë lajmëruar edhe policinë.

Nga të dhënat paraprake nga blute bëhet me dije se trupi i viktimës nuk ka shenja dhune, çfarë dyshohet se vdekja e viktimës të ketë ardhur si shkak i mbytjes në det.

Ndërkaq trupi i pajetë është dërgur menjëherë drejt morgut të qytetit, ku pas ekspertizës mjeko-ligjiore pritet të bëhet edhe identifikimi i tij si dhe shkaqet e vdekjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›