E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, grabitja me armë e bankës, ende pa autor

Grabitja në mes të ditës me armë dhe masa ndodhi në vendin e quajtur “Sheshi i Flamurit”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 4 persona ende të pa identifikuar të maskuar me kapuç dhe të pajisur me armë zjarri kanë hyrë në bankë dhe pasi kanë qëlluar në ajër kanë mundur të grabisin Bankën Kombëtare Tregtare, nga ku kanë arritur të marrin një sasi të vogël lekësh.

Gjatë grabitjes së bankës ka pasur edhe shkëmbim zjarri ndërmjet grabitësve dhe punonjësve të policisë së shtetit dhe policisë  private “MYRTO” SH.R.S.F. “Autorët janë larguar menjëherë në drejtim të hyrjes së qytetit me automjetin tip Mercedes-Benz 220 (coupe) ngjyrë vishnje pa targa. Në vendin e quajtur “Rruga e Re” autorët e grabitjes kanë braktisur automjetin nën drejtimin e të cilit ishin dhe kanë marrë një tjetër automjet tip Mercedes-Benz 220 me portobagazh ngjyrë gri, me targa VL 8275 C duke e detyruar drejtuesin e saj, nën kërcënimin e armëve si dhe duke qëlluar disa herë në ajër, të zbresë nga automjeti dhe janë larguar për në drejtim të ish-fabrikës së tullave”, sqaron policia e Vlorës.

Në dalje të “Rrugës së Re” autorët kanë braktisur sërish automjetin duke u larguar në këmbë në drejtim të “Fabrikës së Tullave”. Nga Drejtoria e Policisë Vlorë vijojnë veprimet hetimore për kapjen e tyre. /S.Ll/ Start/

                                                                                             2011-08-16 11:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›