E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i dhuron Eliza Dushkut pasaportën shqiptare

Berisha i dorëzoi zj. Dushku pasaportën biometrike dhe kartën e identitetit, pas kërkesës së saj për t’u pajisur me shtetësinë dhe dokumentet shqiptare të identifikimit.

 Ajo u shpreh se ndjehej krenare që tashmë zotëronte edhe pasaportën shqiptare. “Më pas, biseda vazhdoi e ngrohtë rreth Shqipërisë, bukuritë e së cilës tërheqin çdo vit e më shumë vizitorë të huaj, zhvillimit të vendit dhe veçanërisht, turizmit. Zonja Dushku e njohu Kryeministrin me vizitat që ajo kishte zhvilluar në disa qytete të vendit, nga jugu në veri dhe impresionet e saj gjatë këtij udhëtimi, të cilin ajo e cilësoi mbresëlënës dhe që i mundësoi të njihej me natyrën, historinë, traditat, artin dhe kulturën shqiptare. Ajo shprehu entuziazmin që ndodhej në Shqipëri për një qëllim të tillë”, bëri të ditur sot zyra e shtypit e qeverisë.

Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që aktorja e mirënjohur ishte pjesë e projektit për realizimin e dokumentarit që promovon Shqipërinë turistike, historinë, traditat dhe potencialet e saj. Kryeministri tha se edhe kjo iniciativë do të jetë një kontribut i çmuar për bërjen të njohur edhe më gjerë të bukurive të Shqipërisë dhe promovimin e turizmit shqiptar, e cila këtë vit është shpallur nga Lonely Planet si një ndër destinacionet kryesore turistike të botës. Shqipëria, tha Kryeministri, me peizazhin e saj unik, ku ndërthuren malet me detin dhe liqenet, po bëhet një destinacion gjithnjë e më i preferuar për turistët e huaj, që edhe këtë vit kanë vizituar në një numër shumë të lartë Shqipërinë. /Start/

                                                                                             2011-08-16 12:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›