E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, i paraburgosuri mbërrin pa shenja jete në spital

Një 54-vjeçar, i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, i paraburgosuri është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore, por ka mbërritur pa shenja jete.

Mësohet se 54-vjeçari kishte pësuar më herët një problem kardiak gjatë qëndrimit në paraburgim, ka pësuar një tjetër goditje në zemër, e cila i ka shkaktuar edhe humbjen e jetës.

I paraburgosuri ndodhej në këtë institucion për një çështje që lidhej me lëndë narkotike. Sipas të dhënave paraprake, ai kishte edhe probleme shëndetësore të lidhura me epilepsinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›