E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sherri në Laprakë, vdes një nga të plagosurit

Ka ndërruar jetë në spital 27-vjeçari Alban Koleci, një nga të plagosurit e sherrit të ndodhur mbrëmjen e së djelës në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës ku pas një sherri janë qëlluar me mjete të forta 27-vjeçari Alban Koleci dhe 36-vjeçari Agostin Gjergjaj. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar edhe tre autorët e ngjarjes të cilët janë Ilir Peraj 41 vjeç, Elis Peraj 27 vjeç dhe Elidon Peraj 23 vjeç.
Arrestimi i tyre u krye pasi në Rrugën e "Durrësit" pasi dyshohet se tre të arrestuarit në bashkpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta (shkopinj) në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda shtetasve Alban Koleci, 27 vjeç i cili ndërroi jetë ditën e sotme në spital dhe Agostin Gjergjaj, 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.
Policia gjithashtu thekson se në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy shkopinj bejzbolli.
Ndërkohë materialet ndaj shtetasve të lartëpërmendur do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të "Vrasjes me dashje”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›