E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore kapen 60 kg kanabis ne port

Policia kufitare ka ndaluar në portin e Vlorës trafikun e rreth 60 kg bimë narkotike, e llojit kanabis sativa e cila do të trafikohej në drejtim të Italisë. Nga kontrollet e ushtruara në automjetin tip fugon Iveko, me targa AA 312 AD, në pronësi të Altin Deromemaj, 30 vjeç nga Vlora është gjetur droga.

Policia kufitare ka patur sinjalizime për trafikun, ndaj ka organizuar një operacion për kontroll të imtësishëm me qentë antidrogë.

Si rezultat u zbulua sasia prej 60 kg e cila ishte fshehur në dopio tavanin e brendshëm të fugonit.

Menjëherë është ndaluar drejtuesi i mjetit, 30 vjeçari Deromemaj, i cili po udhëtonte me bashkëshorten e tij në drejtim të shtetit italian, me tragetin e linjës Vlorë- Brindisi.

I ndaluari nuk ka precendet të mëparshëm penal, ndërsa tani do të gjykohet për veprën penale të prodhimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›