E Diel, 1 Nëntor 2026

Farmacistet 60 studente ende te paregjistruar per provimin e shtetit

60 studentë të farmacisë që kanë përfunduar fakultetin një vit më parë nuk do të mund ta ushtrojnë profesionin pasi nuk janë regjistruar për të dhënë provimin e shtetit ndërkohë që për 540 të tjerët që do t’i nënshtrohen testimit kjo do të varet nga rezultati që ata do të përfitojnë.

Sipas statistikave të Urdhrit të Farmacistit, ndër 540 kandidaturat e regjistruara, prurjet më të mëdha janë nga universitetet private dhe më pak nga ato publike, të cilët pavarësisht dëshirës për të dhënë apo jo provimin që i lejon të ushtrojnë profesionin, janë penguar edhe nga Fakulteti i Mjekësisë, i cili vetëm javën e fundit të regjistrimit ka u ka lëshuar atyre suplementin e diplomës.

Kandidatët që do t’i nënshtrohen provimit të shtetit në mes të muajit nëntor do të duhet te plotësojnë në mënyrë elektronike testin me alternativë dhe vetëm me marrjen e 50% të pikëve ato do të mund të marrin certifikatën që i lejon të ushtrojnë profesionin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›