Fundosja e Reina bllokohet trageti
Tragjedia e 2 javëve më parë kur u përplas anija tregtare “Reina1” me tragetin e linjës Durrës-Bari-Ankara do të zbardhet dy grupe ekspertësh, të Turqisë dhe Maltës. Hetuesit ndodhen prej disa ditësh në Itali ku kanë urdhëruar dhe bllokimin e tragetit i cili u përfshi në ngjarjen e rëndë
Italia është përzgjedhur si vendi në të cilën do të ndiqen hetimet lidhur me tragjedinë e ndodhur 2 javë më parë, ku anija tregtare “Reina 1” u përplas me tragetin Ankara, rreth 20 milje larg portit të Durrësit.
Nga kapiteneria e Durrësit mësojmë, se hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe përcaktimin e fajtorit në këtë ngjarje, po ndiqen nga dy grupe ekspertësh, të Turqisë dhe Maltës.
Ekspertët e çështjes janë vendosur prej disa ditësh në shtetin Italian, ku kanë urdhëruar dhe bllokimin e tragetit i cili u përfshi në ngjarjen e rëndë.
Sipas kapitenerisë së portit të Durrësit Trageti “Ankara” ndodhet i bllokuar ne portin e Barit, që prej ditës që është përfshirë në ngjarjen e rëndë, dhe se nuk është lejuar të nisë lundrimin, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Me përfundimin e operacionit të kërkimit, mësohet se nga ana e dy shteteve Turqisë dhe Maltës, po studiohet mundësia për të ndërhyrë në nxjerrjen e anijes nga thellësia ku është mbytur, me qëllim posedimin e kutisë së zezë e cila do të ndihmojë në zbardhjen e aksidentit.
Ndërkaq të njëtat burime saktësojnë se trageti ka pësuar një dëmtim në pjesën ballore të tij dhe se riparimi do të kryhet në portin e Durrësit vetëm pas lejimit të lundrimit të tragetit nga ana e hetuesve të çështjes. Përplasja e anijes Reina, me tragetin e linjës Durrës Bari Ankara rezultoi fatale për ekuipazhin e anijes tregtare turke. Vetëm dy prej 10 marinarëve kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa për 8 marinarët e zhdukur krahas operacionit të kërkimit i cili zgjati plot një jave, nuk ka asnjë të dhënë.