Percahet OMONIA ne Korce kreu i ri Ligoraq Karamelo
Por pavaresisht ndarjes ne dy grupe konferenca e paralajmeruar u zhvillua edhe me largimin e thuajse gjysmes se pjesemarresve. Ne perfundim te saj me 115 vota dhe 12 abstenime u zgjodh si kryetar i ri i OMONIA-s ne Korce Ligoraq Karamelo. Nje nga ish-drejtuesit e PBDNJ e me pare edhe deputet i kesaj partie Karamelo duket keshtu se eshte afruar serish me Vangjel Dulen nga i cili u largua para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare per te krijuar partine e tij te Levizjes per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut. Ndonese i deleguari nga Tirana kreu i PBDJ Vangjel Dule para se te niste konferenca deklaroi se si kryetar i organizates se bashkimit demokrat te minoritetit grek OMONIA njihet ish-drejtuesi i saj Spiro Lici ka qene pikerisht ky i fundit qe ne celje te mbledhjes e braktisi ate se bashku me perkrahesit. I ulur ne podium Spiro Lici e braktisi menjehere konferencen sepse u mesua qe ne castet e fundit doli kandidatura e Ligoraq Karamelos. Sapo pretendenti per kryetar te OMONIA-s ne Korce Spiro Lici deklaroi se nuk i njihte punimet e kesaj konference gati gjysma e te pranishmeve qe e mbeshtesin ate lane sallen. Nen kundershtimet e perkrahesve te njeres apo tjetres pale Dule tha se kush te doje eshte i lire te largohet nga konferenca. Konferenca e deges se OMONIa-s vazhdoi pa acarime mes paleve vec disa zerave te shkeputur te atyre qe u larguan se nuk ishin dakord me kandidaturen e Ligoraq Karamelos. Ndersa ne salle vijuan punimet e konferences me ata pjesemarres qe nuk i shkuan pas Spiro Licit ky se bashku me perkrahesit qendruan jashte. Lici deklaroi se mosmarreveshjet erdhen pasi ishte percaktuar vetem nje kandidature per kreun e OMONIA-s ne Korce dhe ne minutat e fundit u propozua edhe nje tjeter. Ne u larguam sepse Vangjel Dule tha se do te beje hapje te partise se tij. Nuk morem vesh perse erdhi e cfare donin te benin ne kete konference. Ne jemi OMONIA e ligjshme dhe do te percaktojme nje date tjeter per te zgjedhur kryetarin tha Spiro Lici i cili nuk e mban detyren e kreut te kesaj organizate qe nga muaji mars i ketij viti kur u largua nga nje pale tjeter me pretendimin se kishte abuzuar me postin. Ky reagim erdhi menjehere pasi ne fillim te konferences Vangjel Dule tha qe ne fillim pa nisur punimet e konferences se nuk njihet si kryetar i OMONIA-s ne Korce Naum Disho ai qe mban aktualisht kete detyre por Spiro Lici. OMONIA nuk mund te mbetet peng i grupeve te mbyllura qe asnjehere nuk kane qene ne interes te minoritetit grek por te interesave te tyre tha Dule pas largimit te Licit dhe perkrahesve te tij. Percarja dhe mosmarreveshjet ne degen e OMONIA-s ne Korce erdhen pasi Lici dhe mbeshtetesit e tij ishin kunder zgjedhjes se nje kryetari te paracaktuar nga ana e PBDNJ-se dhe sepse ky subjekt politik sipas tyre synon te uzurpoje OMONIA-n. Sipas Licit Bollano nuk erdhi ne konference se ishte i semure dhe se ai nuk e njeh zgjedhjen e bere ne Korce.
KORCE/GEZIM ASHIMI