E Diel, 1 Nëntor 2026

Qemal Vogli Si donin te me rekrutonin amerikanet

/ /

Qemal Vogli ka qene anetar i Partise se Punes si dhe nje prej njerezve qe shihej disi pozitivisht nga ana e nomenklatures. Kjo gje beri qe ne fillim ku ai u arratis sigurimi i huaj u mor gjere e gjate me te francezet gjermanet austriaket por me se shumti ishin amerikanet ata qe pasi u siguruan 100 per qind se nuk behej fjale per nje agjent shqiptar te infiltruar por per nje te arratisur tentuan qe ta rekrutonin. Ne deponimin e tij ne hetuesi Vogli tregon me detaje bisedat e gjata qe pat bere me nje djale rreth 35 vjec i cili iu paraqit si amerikan ne kampin e Nyrenbergut por qe faktikisht ishte shqiptar. Qemal Vogli natyrisht edhe nen presionin e hetuesit Gaqo Meci tregon te gjitha pyetjet dhe rreth ku vertitej interesimi i shqiptaro-amerikanit. Portieri pohon se i ka dhene informacion te vaket rreth ushtrise shqiptare lidhjeve mes Partise dhe popullit menyren e jeteses dhe mbi te gjitha mbi personazhe te njohur te botes politike te asaj kohe ne vendin tone duke filluar qe nga Enver Hoxha Mehmet Shehu Kadri Hazbiu etj.

Pyetje Kur erdhen dhe ju larguan nga ajo shtepi a ju pyeten prape dhe per cfare iu pyeten
Pergjigje Ne daten 5 shtator ne mengjes erdhi shoferi me gjithe nje grua te vjeter qe me tha se jam gjermane e se kishte ardhur per te me gatuar. Duke biseduar me kete shoferin me tha se amerikanet e kane marre vesh qe une isha sportist i mire se kisha luajtur edhe ne Gjermani. Une i kerkova qe te dilja nga shtepia por ai me tha jo dhe u largua. Une mbeta me gruan vetem dhe e pyeta per disa shtepi te tjera si kjo qe isha une. Plaka me tha se jane te gjitha te amerikaneve. Plaka gatoi dreken dhe iku. Ne oren gjashte te pasdites erdhi shoferi bashke me kete plaken. Une i thashe se dua te dal e te bej xhiro se u merzita. Shoferi me tha mire por te dilja me makine jo ne kembe. Kur dolem me makine nuk kish asnje njeri vecse ne cep te rruges jashte ishin dy civile qe shoferi ua beri me dore.
Pyetje Ku shkuat me shoferin
Pergjigje Me coi ne nje taverne. Pas nje gjysme ore me mori prape me makine dhe me coi atje ku isha ne shtepi. Ketu kur u futa pashe plaken gjermane dhe nje burre nja dyzet vjec. Shoferi ma prezantoi me tha se ky eshte polak ka ardhur nga Polonia. Ne kete kohe ra zilja e telefonit bisedoi shoferi dhe me pas u largua. Me polakun kam biseduar pak rusisht e me shenja. Ai me pyeti pse ke ardhur une iu pergjigja se dua te iki ne Itali. Nuk e di i thashe se perse me mbajne mbyllur se une nuk marr ere nga politika. Polaku me tha mos thuaj keshtu po thuaj kam ikur se jam kundra politikes ne Shqiperi. Ne mbremje erdhi shoferi dhe me tha mua ti neser do te nisesh do te shkosh ne Frankfurt atje thuaj se do te shkosh ne Itali dhe ata do te nisin ne Itali.
Pyetje A te cuan diten tjeter sic te thane ne Frankfurt
Pergjigje Po ne mengjes ky shoferi me mori ne makine dhe me coi ne aerodrom ne nje aeroplan ushtarak. Ketu ishin dhe ata polaket qe permenda diten e pare dhe te tjere emigrante polake e ceke me familje. Per ne Frankfurt beme tri ore me aeroplan. Te gjitheve na futen ne nje kamp qe nuk e di si quhet vetem ne nje tabele munda te lexoj Service army U.S.A. me duket edhe fjala Inteligent. Duke biseduar me emigrantet thoshin njeri do te shkoj ne Kanada tjetri ne Amerike etj. Ketu ishin plot vetura e makina ushtarake si edhe ushtare. Ketu ne kamp mua me cuan ne nje dhome bashke me nje hungarez. Deri ne mbremje nuk me pyeten per asgje. Diten tjeter me date 7 shtator ne mengjes kur shkova te ha buke takova nje femije te vogel. I thashe kot hajde ke xhaxhi dhe ajo erdhi pas kesaj vjen i ati. Femija foli shqip e tha xhaxhi dhe keshtu une e mora ne dore. I ati i kesaj femije quhej Shehat Osmani nga Dibra. U pershendetem u ulem bashke ne mense i tregova si kam ikur ndersa ai me tha se kishte kohe qe kishte ikur qe nga Jugosllavia. Kishte mbaruar Akademine Ushtarake ne Itali se kishte qene oficer ne Shqiperi. Me tha se vitet 1948-1950 kishte qene ne burg ne Shqiperi dhe me pas ishte arratisur ne Jugosllavi ku kishte punuar si pergjegjes i emigranteve shqiptare.
Pyetje Po ai pse ishte larguar nga Jugosllavia Apo ishte spiun
Pergjigje Me tha se kishte ikur nga Jugosllavia pasi ishte zene me ta. Beme nje konference te gjithe emigrantet me tregoi - dhe aty erdhi nje i Veces se Jugosllavise e mbajti fjalim nuk me kujtohet viti 1951 ose 1952 dhe donte qe ta bente Shqiperine Republike te shtate te Jugosllavise etj. Une u ngrita fola kunder dhe ata me internuan dy vjet pastaj ika ne Itali. Keto me tregoi Shehati dhe me pas me pyeti se cfare me kishin thene amerikanet. I tregova arsyen se pse isha aty dhe per tjeter gje nuk biseduam.
Nga mensa shkuam ne nje salle. Na therriten tek e tek te gjitheve me nje zyre dhe na moren shenjat e gishtave. Prej asaj zyre mua me cuan ne nje zyre tjeter vec ku brenda ishte nje civil amerikan. Ky me pyeti Alban Une i thashe se po futbollist dhe dua te shkoj ne Itali me shenja. Ky me permendi me radhe cgjuhe di dhe une i thashe se di pak italisht. Gjithashtu me tha se prit pak se te bezajme vete. Ai fliste shume pak italisht.
Pyetje Me ate shqiptarin nuk u takove me
Pergjigje Jo rreth ores 14-15 me thirren e me cuan ne nje zyre ku ishte nje amerikan qe faktikisht ishte shqiptar por mua mu paraqit si amerikan. Ishte i ri nga mosha me i gjate pak se une me i trashe ne fytyre i mbushur e nga fytyra i ngjante shume Mersin Kroit. Fliste nje dialekt si dibrance si tirance te trashe e ishte i veshur civil me rroba boje qielli. Tjeter njeri ketu nuk kishte. Ne fillim me pyeti se nga ke ardhur i thashe. Me mori gjeneralitetet me pyeti se pse ke ikur i thashe se nuk me pelqente politika dhe dua te shkoj ne Firence te Italise se atje njoh nje njeri te familjes dhe dua te luaj futboll. Ky me tha cte duhet te luash futboll do te luash edhe disa vjet sport dhe pastaj cka do te bash prandaj duhet te punosh me ne dhe te te cojme ne Amerike. Te cojme ne shkolle te besh si te them une se une ta dua te miren me tha ai.
Pyetje Na tregoni me konkretisht cfare u pyeten ketu cfare keni deponuar
Pergjigje Mua ai shqiptari qe mu paraqit si amerikan me beri keto pyetje Pse ke ikur nga Shqiperia i thashe se ika se nuk me pelqente politika dhe se doja te shkoja ne Itali. Me pyeti trego drejt cfare di per ne Shqiperine une i thashe me pyesni ato qe di do tu pergjigjem. Nga ana politike une nuk marr vesh di vetem pune futbolli. Ky filloi te me pyese po une nuk mbaj mend radhen e pyetjeve por pyetjet qe me beri jane keto Si eshte jeta ekonomike ne Shqiperi. Une i thashe se ne pergjithesi nuk eshte e mire. Ai tha cfare nuk eshte e mire cfare fabrikash ka une i thashe se nuk ka vetem kombinati i tekstilit eshte qe prodhon stofra. Me tha se prej vitit 1948 e ketej deri ne vitin 1950 a ma vone si eshte gjendja e popullit ne pergjithesi I thashe se ne krahasim me vitin 1948 gjendja eshte me e mire. Me pyeti a ka ushtare sovjetike une i thashe se nuk ka nuk kam pare. Me pyeti po civile sovjetike dhe une i thashe se ka ca inxhiniere dhe profesore shkolle.
Pyetje Po per Partine dhe shokun Enver te pyeti
Pergjigje Me pyeti per Partine se a e do populli Partine une i thashe se shumica e duan ne vitet e meparshme nuk kishte simpati po tani ka. Me pyeti per fushen e aviacionit se ku eshte une iu pergjigja se eshte aty ku ka qene. Sa ushtri ka ne Shqiperi une i thashe se nuk e di. A ka te cmobilizuar ushtare Une i thashe se kane liruar para vaktit kam pare djem qe jane liruar. Ai me tha se ti genjen nuk di gje e dime ne me mire. Me pyeti se si shkon Enver Hoxha me Mehmet Shehun. I thashe se sigurisht mire shkojne. Me tha per Tuk Jakoven dhe Bedri Spahine per cfare arsye jane hequr nga pergjegjesia cthote populli per keta per Tukun dhe Bedriun. Une i thashe se nuk e di se pse jane hequr per popullin i thashe se thone interesant ata kane luftuar. Me pyeti se kush eshte minister i komunikacionit une i thashe se eshte Tonin Jakova.
Pyetje Per cilin ishin te interesuar me shume nga njerezit tane
Pergjigje Me ka pyetur shume per Mersin Krojin cfare pune ben ku eshte ku rri a e ke pare tani shpejt si eshte etj. Une i thashe se e kam pa kohet e para ne Dajti hotel ishte ne Ministrine e Jashtme me pune dhe e kane hequr per arsye se kur erdhi delegacioni sovjetik ne Shqiperi nuk ngriti as flamurin tone as flamurin sovjetik. I thashe se nuk e di se ku punon. Une i thashe se e kini gje ju Mersin Kroin Ai me tha jo jo por ka qene minister ne Itali Une i thashe se i perngjan pak ne fytyre atij ai me tha jo jo dhe qeshi. Me tha kur luani sport ne qarqe a ke pare cfare ushtrie ka andej Une i thashe se nuk e di. Me pyeti a di gje per ushtrine bregdetare cfare armatimesh ka a ka nendetese ne bregdet une i thashe se nuk di gje po ska mundesi te kete nendetese. Me tha se a e njeh Stavri Xharen dhe a eshte me ne Ministrine e Puneve te Brendshme Une i thashe se e njoh eshte tifoz sporti dhe eshte ne Ministrine e Puneve te Brendshme. Me tha per ministrin kush eshte Minister i Puneve te Brendshme une i kallezova per Gjeneral Kadri Hazanine. Me tha kur i merrni rrogat a hyni ne Ministrine e Puneve te Brendshme. Une i thashe se i marrim ne shoqerine Dinamo. Te tjera pyetje nuk me beri me. Ne kohen qe me la ky shkova ne mense. Para se te ndahesha me tha se ke kohe qe te mendohesh dhe neser bisedojme. Une i thashe keto kam.
Pyetje fare bere me vone Te mori me njeri tjeter ne pyetje
Pergjigje Jo shkova te mensa dhe qendrova me nje cekosllovak qe ishte me gjithe familjen. Ketu kam qendruar deri ne mbremje. Aty takova prape Shehat Osmanin i cili me tha A bisedove me ate kush ishte ai Une i thashe se ish nje djale i ri me tha se ishte amerikan po ai e fliste shqipen mire. Shehati tha se kush e di se kush ka qene. Ketu ishte dhe e shoqja e Shehatit une thashe karakteristikat e atij qe me pyeti dhe e shoqja e Shehatit tha se kush e di se kush do te kete qene. Nuk me pyeten se cfare bisedova. Folem me shume rreth ikjes time ne Itali. Keta me thoshin se ne Itali ska buke me henger ndaj nuk ai vlen te shkosh. Shehati me tha se per te ikur ne Itali duhet te sjelle garanci nje njeri qe te te marre persiper. Shehati me dha edhe adresen e Met Gjinalit te vellait te Zihni Gjinalit. Gjate kesaj kohe Shehati me thoshte se mos merzitesha. Me vone shkova te fle dhe nuk takova njeri. Kur Vogli stervitej me te famshmin Lev Jashin

Per te kuptuar talentin e Qemal Voglit do te mjaftoje fakti se per te ka folur me superlativa edhe portieri me i madh i te gjitha koherave Lev Jashin. Rusi i vetmi futbollist-portier qe ka marre deri me sot Topin e Arte jo vetem qe ka vleresuar Qemal Voglin por edhe ka pranuar qe me kete te fundit te kryeje nje seance stervitore. Me 1953-in skuadra jone perfaqesuese ndermori nje turne ne Bashkimin Sovjetik ku do te zhvillonte disa ndeshje me skuadrat ruse te Dinamos se Moskes Zenitit te Leningradit Peterburgut sot dhe me Spartakun e Moskes. Me 22 gusht kuqezinjte e drejtuar asokohe nga hungarezi Miklos Vadash do te luanin ndaj Dinamos se Moskes humbem 4-0 kater dite me vone ndaj Zenitit serish humbje 3-0 dhe me 30 gusht ndaj Spartakut 3-0. Edhe pse Qemal Vogli pesoi 10 gola teksa skuadra jone nuk arriti te shenonte qofte edhe nje gol serish loja e skuadres sone u vleresua mjaft sidomos ajo e Voglit. Duhet theksuar se ne ate periudhe skuadrat ruse ishin nder me te mirat ne bote. Pas ndeshjes Qemal Vogli u takua me Lev Jashinin duke programuar se bashku edhe nje seance stervitore dy dite me vone. Je nje portier i madh me tha. Jo i dashur Jashin une jam nje portier i vogel ne nje vend te vogel sepse Shqiperia e tille eshte. Jo - thote ai kete do ta kesh kujtim nga une. Une iu luta te beja nje seance stervitore me te gje qe e priti me kenaqesi dhe e realizuam pas dy ditesh ku me mori me makinen e tij. Aty pashe cilesite e shkelqyera vullnetin dhe kembenguljen e Jashinit. Beme nje stervitje te rregullt me vrapime dhe me ushtrime me top. Duhet te them se u djersita mjaft ne ato dy ore me Jashinin por ndjeva edhe nje lloj privilegji sepse po stervitesha me nje nga portieret me te mire ne bote kujton Qemal Vogli mes paragrafeve te librit Portiere te medhenj te Ismet Belloves. Vogli idhulli i Ministrit te Brendshem Kadri Hazbiu

Lajmi i arratisjes se Qemal Voglit kishte mberritur shume shpejt edhe ne Tirane por askush nuk guxonte te fliste hapur. Ata qe ishin vene ne alarm me se shumti ishin Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit. Ishte arratisur nje shqiptar dhe jo nje dosido por nje talent i futbollit dhe per me teper idhull i Ministrit te Brendshem te asaj periudhe Kadri Hazbiut. Po po ky i fundit ishte i fiksuar pas Qemal Voglit aq sa mbante ne tryezen e tij te punes foton e Voglit. Ndonese nuk gjen kerrkundi konfirmim ishte pikerisht ky tifozllek i Kadri Hazbiut qe lejonte ne nje fare menyre Qemal Voglin te kishte mundesi te udhetonte edhe jashte Shqiperise. Kjo pasi sipas rregullave te atehershme nese nje person kishte pasur ose kishte njerez ose farefis ne burg kunder regjimit as qe mund ti shkonte ndermend qe te dilte jashte shtetit. Por Qemal Vogli edhe pse kishte dy vellezer ne burg perseri kishte pasur mundesi qe te luante si me Kombetaren dhe me Dinamon jashte Shqiperise ne turne te ndryshem. Ndaj ne kohen kur Vogli u arratis ishte Kadri Hazbiu ai qe u inatos ndoshta me shume se cilido. Sipas Ismet Belloves ka shkruar nje liber portiere te medhenj ku ka nje kapitull te tere per Voglin Kadri Hazbiu nuk e mbante dot inatin e arratisjes se Qemal Voglit. Sapo hyra ne zyren e ministrit ai me ftoi te ulesha dhe menjehere ngriti xhamin qe zinte gjithe siperfaqen e tavolines se tij. Poshte kishte foto kalendare shenime qe i mbante. Nga aty nxori nje foto dhe duke ma treguar me tha ka ikur qeni dhe une e mbaj ketu ne tavoline ku as femijet e mi nuk kam me tha gjithe inat. Gjithsesi nuk e grisi fotografine por e futi poshte tavolines ne nje sirtar pohon Bellova lidhur mbi kete fakt. Me gjithe zemerimin e madh te nje komunisti te asaj kohe ndaj nje te arratisuri i cilesuar menjehere si armik i popullit Kadri Hazbiu nuk mund te fshinte gjithcka sa hap e mbyll syte. Kjo edhe per faktin se e pelqente shume lojen e Qemal Voglit. E megjithate thuhet ende e pakonfirmuar se ka qene Kadri Hazbiu ai qe nuk lejoi ne 67-en rikthimin e Voglit ne fushen e lojes. Kjo pasi ish-Ministri i Brendshem i druhej ndonje problematike qe mund te vinte me shume per te sesa per Voglin nga Komiteti Qendror.

Panorama SportLeonard Karaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›