E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shullazi kërkon gjykim të shkurtuar

 Në procesin e sotëm gjyqësor, avokati mbrojtës, me anë të një prokure të posaçme ka bërë kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka nëse do të pranohet nga trupi gjykues, do t’i ulet me 1/3 masa e dënimit.

E njëjta kërkesë është bërë edhe nga Gilmando Dani, miku i Shullazit, i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme. Prokuroria e ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke i kërkuar trupit gjykues që ta rrëzojë atë, me pretendimin se dy të pandehurit kanë kundërshtuar pjesën më të madhe te akteve procedurale deri me tani. Seanca e radhës është lënë për më 28 mars.

Emiljano Shullazi është arrestuar nëntorin e kaluar pasi akuzohet për organizim, drejtim e financim të një organizate kriminale me qëllim trafikimin e heroinës. Ai akuzohet edhe për një sërë veprash të tjera. /Start/

                                                                                             2012-03-23 16:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›