E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet hekurudha, shmanget aksidenti

Kjo nuk është hera e parë që vidhen hekurudhat, në vargun e vjedhjeve pafund të materialeve për shitur për skrap.

Pikërisht sot në fshatin Zharmë të Lushnjës, treni i linjës shpëtoi për pak, fal ndërhyrjes së punëtorëve. Burime nga ndërmarrja e hekurudhës bëjnë me dije se prej 4 netësh resht vidhen trasetë.

Persona të paidentifikuar kishin vjedhur pllakat metalike që lidhin trarët e shinave dhe ishin  punonjësit e hekurudhës që kanë njoftuar në kohë, duke evituar daljen e trenit nga shinat. Sipas vëzhguesit të linjës, Musa Ibraliu, dëmtimi i linjës së hekurt  shtrihet në një gjatësi rreth 2 km .

“Janë vjedhur rreth 380 pllaka metalike, të cilat tregtohen për skrap dhe ky nuk është rasti i parë”, tha Ibraliu, duke shprehur shqetesimin për situatën e përsëritur, qe mund të sjellë rreziqe serioze në qarkullimin hekurudhor.  /Start/

                                                                                             2012-03-23 14:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›