Vlorë, krijohen radhë të gjata në aplikimet për kartat
Procesi i kartave të identitetit në qytetin e Vlorës, nuk po mbahet peng nga qytetarët, përkundrazi këta të fundit shfaqen që në orët e para të mëngjesit, por mungesa e operatoreve dhe orari i reduktuar i punës se tyre janë bërë shkak për krijimin e rradheve dhe pakënaqësive.
VLORË- Edhe pse procesi i kartave të identitetit ka nisur prej dy javësh në qytetin e Vlorës, ende nuk është dhënë karta e parë e identitetit. Qytetarët shkojnë çdo ditë për të aplikuar, kryesisht të moshuarit, por mungesa e operatorëve dhe orari i kufizuar i punës së tyre bën që aplikuesit të grumbullohen në orët e para të ditës duke krijuar kështu një fluks në dyert e zyrave të aplikimit.
Procesi gjatë ditës së sotme pranë zyrës së gjendjes civile, ku janë të vendosur 9 operatorë ka vijuar me radhë të gjata të personave që donin të kryenin aplikimin, por gjithashtu nuk kanë munguar dhe pakënaqësitë nga qytetarët të cilët janë ankuar për radhët e gjata dhe futjen e personave pa radhë.
Ndërkohë burime informacioni brenda kësaj zyre bëjnë me dije se kartat e para do të mund të mbërrijnë vetëm pas datës 20 mars, por pa patur të qartë një datë të saktë. Sipas të njëjtave burime deri tani nga qytetarët e Vlorës kanë aplikuar rreth 4000 persona dhe më shumë se 1000 prej aplikimeve janë nisur drejt qendrës në Tiranë, duke pritur kështu prodhimin e kartës. (a.r/news24/balkanweb)