E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, krim i rëndë në familje, 21 vjeçari masakron babain me thikën e bukës

vrasje_me_thike3Një krim i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Shkëlqim Baraj, 43 vjeç, është masakruar me thikë nga i biri, 21 vjeçari Ermal Baraj.

I riu është kthyer në gjendje të dehur në shtëpinë e tyre në lagjen Rilindja dhe ka debatuar me të atin. Në gjaknxehtësi e sipër ai e ka qëlluar babain me thikën e bukës. Nga përleshja ai ka mbetur edhe vetë i plagosur.

Pas krimit, ai e ka dërguar babain në spitalin e Vlorës, ku ka kërkuar mjekim edhe për veten.

Familjarët kanë tentuar të fshehin krimin, duke thënë se viktima ishte vetëvrarë. Por më pas është bërë ekspertiza dhe familjarët kanë konfirmuar krimin e rëndë në familje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›