E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, vdes ndërsa po kapërcente rrugën

aksidentiNjë aksident është shënuar në orët e mbrëmjes në hyrje të autostradës Tiranë- Durrës.

Një automjet ka përplasur një person dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 25 vjeçari Arben Çupi.

Viktima është transportuar në drejtim të Spitalit Ushtarak, por ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës dhe po kryen hetimet paraprake për këtë ngjarje.

Paraprakisht mësohet se viktima po tentonte të kalonte rrugën, kur ka gjetur vdekjen.

Shpesh kalimi i autostradës nga këmbësorët është kthyer në burim aksidentesh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›