E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore makina perplas per vdekje 50 vjecarin

VLORE- Nje 50 vjecar eshte goditur per vdekje nga nje automjet ne rrugen Transballkanike ne Vlore.

Muhin Sina me profesion elektricist ka qene duke kaluar rrugen kur eshte goditur nga nje automjet i cili po ecte me shpejtesi mbi normat e lejuara.

50 vjecari ka pesuar plage te renda kryesisht ne koke. Ai eshte trasportuar menjehere ne spitalin e Vlores por ka qene e pamundur te shpetohej jeta si pasoje e sasise se madhe te gjakut te humbur.

Nderkohe policia ende nuk ka identifikuar autorin e aksidentit i cili eshte larguar nga vendgjarja.

Ky eshte aksidenti i gjashte me pasoje vdekjen brenda pak javesh ne rrugen Transballkanike.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›