E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKKP per perleshjen ne Dukat. Kerkojme bashkepunim nga banoret

Nje dite pas perleshjeve te banoreve te Dukatit me policine agjensia e kthimit dhe kompensimit te pronave apelon tek ata per te qene bashkepunues ne plotesimin e dosjeve te pronesise. Drejtori Elvis cefa tha se dosjet e dorezuara deri me tani nuk kane dokumentacion te plote.

Agjencia e Kthimit dhe Konpensimit te Pronave ne detyrim te ligjit per kthimin dhe konpensimin e pronave te trajtoje me shume kujdes dhe shume vemendje te gjitha dosjet per pronesi ne zonen e Dukatit. Nga nje vleresim fillestar i ketyre dosjeve eshte konstatuar se ne shumicen e tyre derrmuese mungojne dokumentacione qe te vertetoje pronesine e tyre te vjeter tha Cefa.

Zoti Cefa e ka ilustruar mungesen e dokumentacionit ne dosje me nje rast konkret. Sipas tij banoret nuk do te mund te perfitojne pronat e pretenduara nese nuk plotesojne dosjet.

Deshiroj tu ilustroj nje shembull me nje dosje konkrete e cila fatkeqeisht ka vetem nje leter. Pjesa derrmuese e ketyre dosjeve jane pikerisht ne kete gjendje dhe ne keto kushte organi administrativ nuk ka asnje mundesi teknike pa bashkepunimin e pronareve te interesuar qe te zgjidhe kete ceshtje te pronesise tha Cefa.

Perleshjet e djeshme te banoreve me policine perfunduan ne dhune dhe per pasoje u plagosen 2 dhe u arrestuan 13 te tjere.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›