Sfidat e Kosoves dhe roli i UNMIK-ut

UNMIK-u ne Kosove duket sikur ka mbetur ne mes te nje fushe ku nga njera ane ndodhet Keshilli i Sigurimit dhe nga ana tjeter autoritetet e qeverise se Kosoves. Roli i UNMIK-ut ka ndryshuar qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves ne shkurt 2008 dhe ky mision tani merret me shume me ceshtjen e pakicave dhe ndermjetesimin mes qeverise se Kosoves dhe vendeve qe nuk e njohin ate thote shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier. I derguari i posacem i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se ne Kosove i beri komentet per Zerin e Amerikes para takimit qe mbahet sot ne Keshillin e Sigurimit ne Nju Jork.
Me shpalljen e pavaresise se Kosoves UNMIK-u e humbi pushtetin e tij perballe autoriteteve kosovare. Megjithate shefi i UNMIK-ut dhe i derguari i posacem i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Lamberto Zanier thote se misioni i cili tani ka thuajse karakter politik lehteson marredheniet e Kosoves me vendet qe nuk e njohin ate.
Keshtu sic jane gjerat tani vendet qe nuk e njohin Kosoven duan qe ne te jemi aty dhe ata perdorin Keshillin e Sigurimit per te siguruar pranine tone. Pra kjo eshte gjendja sot per sot.
Zoti Zanier thote se as vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise nuk duket se ka ndikuar shume ne ndryshimin e qendrimit politik te vendeve ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.
Mendoj se vendimi i Gjykates nuk kishte ndonje ndikim tek Keshilli i Sigurimit. Megjithate eshte e qarte se dialogu mes Prishtines dhe Beogradit eshte i mirepritur.
Kohet e fundit Beogradi ra dakort per here te pare te zhvilloje bisedime te drejtperdrejta me Prishtinen mbi ceshtje te interesit te perbashket qe nuk do te perfshinin statusin. Por me renien e qeverise se Kosoves dhe zgjedhjet e jashtezakonshme keto bisedime ende nuk dihet se si do te ecin dhe se cfare ceshtjesh do te perfshihen ne to.
Nga zgjedhjet nuk pres rezultate qe do ta bejne dialogun me te nderlikuar do habitesha nese kjo do te ndodhte. Me duket se udheheqja e Kosoves e sheh qarte rendesine e angazhimit dhe perkrahesit kryesore nderkombetare te Kosoves kane te njejtin mendim.
Zoti Zanier e sheh dialogun qe mund te zhvillohet mes Prishtines dhe Beogradit si rruge drejt prespektives evropiane si menyre e hapur ku mund te trajtohen ceshtjet per ti zgjidhur ato sa me mire te jete e mundur pra si skenar pozitiv qe OKB-ja vete e mirepret.
Shefi i UNMIK-ut megjithate terheq vemendjen tek ceshtja e pjeses veriore te Mitrovices per te cilen thote se situata duhet trajtuar me kujdes per te mos krijuar mungese stabiliteti ne nje periudhe afatgjate.
Mendoj se do te ishte e rrezikshme nese perdoret rruga me e shkurter per ta zgjidhur kete ceshtje sa per te krijuar situata de fakto ne terren pa pergatitjen dhe keshillimet e nevojshme. Kjo ne nje periudhe afatgjate mund te krijoje mungese stabiliteti e ndoshta edhe krize.
Shefi i UNMIK-ut thote se kjo ceshtje duhet te zgjidhet ne menyre konstruktive cka do ti jepte misionit te tij edhe nje strategji per te dale nga Kosova. OKB-ja thote ai ka investuar shume ne vend dhe nuk synon te largohet duke lene pas ceshtje te pazgjidhura. Zoti Zanier i beri komentet gjate nje takimi ne Universitetin Xhons Hopkins neUashington.