Vlorë, masa të shtuara për parandalimin e shitjes së lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte tregtare në qytet evidentuan 3 subjekte që tregtonin lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë pa leje.
Policia nisi procedimin penal për pronarët e atyre subjekteve, shtetasit F. V., 67 vjeç, E. H., 58 vjeç, dhe A. F., 29 vjeçe.
Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje, duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.
Çdo rast shkeljeje mund të denoncohet në numrin 112 ose Komisariatin Digjital, me garanci për anonimat dhe reagim të shpejtë.
/r.e/