E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy automjete, rëndë këmbësori

Ngjarja u regjistrua në afërsi të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në këtë qytet. Policia lokale bëri me dije se një automjet tip Suzuki me targa greke është përplasur me një automjet tip Benz me drejtues shtetasin A.M, 53-vjeç, banues ne Elbasan dhe me pas ka përplasur këmbësorin, shtetasin N.K, 48-vjeç, banues ne Elbasan.

 Mjeti me targa greke, pas përplasjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk dihet drejtuesi i mjetit. Nga aksidenti ka marre dëmtime të rënda këmbësori shtetasi N.K, i cili u dërgua në spitalin kirurgjik Elbasan, ku aktualisht është në gjendje të rëndë.

Forcat e rendit shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit te mjetit me targa greke./Start/

                                                                                             2012-03-08 14:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›