Prifti-Beqiraj, dosja në Gjykatën e Lartë

Por, radha tanimë i ka ardhur këtij të fundit për t’u përballuar me gjyqin, ku prokuroria e ka vënë nën akuzën e korrupsionit pasiv.
Dosja hetimore midis Priftit dhe ish-zëvendësit të tij në Ministrinë e Ekonomisë, Leonard Beqiraj. Dy zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar shfaqen në një video duke shpërndarë një sasi të madhe parash. Dosja e Prokurorisë në fakt ishte bërë gati rreth një muaj më parë, por avokatët e Priftit kërkuan shtyrjen, me arsyetimin se do të paraqisnin prova të tjera.
Sot, teksa ishin në limite të afateve kohore, Prokuroria depozitoi në Gjykatën e Lartë dosjen e përpiluar për Priftin dhe Beqirajn. Videoja është regjistruar më 10 mars të vitit 2010, dhe u bë publike disa javë më parë në televizion nga Spartak Braho, këshilltar i Metës, i cili pretendon se videoja është regjistruar nga vetë Priftit, rreth 10 ditë pas fillimit të videos me Metën.
Në videon e regjistruar përreth 45 minuta, Beqiraj me Priftit flasin për ndarjen e një shume prej 100 mijë eurosh, ku më pas Beqiraj thotë se 30 mijë euro ia kishte dhënë dikujt tjetër. Ai ka shkuar në fakt në banesën e Dritan Priftit me 69 mijë euro, pasi siç del nga biseda, edhe një mijë euro nga ato që mbante zv.ministri i ka marrë shtetasja me emrin Rezarta. Në video përmenden disa emra, si “Gjergji” i boteve, Piro Bare, Ilir Kashiri dhe një person tjetër me emrin Nardi. Këta persona dyshohet nga prokuroria se janë persona privatë që zotërojnë kompani të ndryshme. /S.Ll/Start/
2012-03-08 15:41