Vlorë, maturantët tubim paqësor në mbyllje të shkollës, në nderim të shokut të vrarë

Familjarët e 18 vjeçarit Armir Danaj, kërkojnë dënim maksimal për autorin
Maturantët në të gjithë vendin i gëzohen këto ditë mbylljes së procesit mësimor. Por nëse dita e fundit e mësimit përjetohet me emocione të vëçanta nëpërmjet festave dhe argëtimeve, në një mënyrë krejt ndryshe e kanë përjetuara maturantët e gjimnazit Ali Demi, në Vlorë. Ata ia kanë kushtuar këtë ditë shokut të tyre, Armir Danaj, i cili u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë. Vrasja e shokut të tyre ka shtyrë maturantët e kësaj shkolle që të organizojnë një tubim paqësor, i shoqëruar me lot dhe emocione dhimbjeje. Maturantët iu drejtuan fillimisht tek vendit, ku shoku dhe vëllai i tyre, 18 vjeçari Armir Danaj, u vra pak ditë më parë. Aty kanë kanë vendosur lule në shenjë respekti dhe kujtimi të tij dhe më pas mes lotësh dhe dhimbjes kanë përshkruar gjithë bulevardin kryesor të qytetit për të sensibilizuar qytetarët që krime të tilla të mos përsëriten më as në familjet e tyre. Katër ditë pas vrasjes së Armir Danajt, 18 vjeçari që u qëllua me thikë në zemër pas një sherri për një femër, shokët e tij zilen e fundit të shkollës e shndërruan në një tubim në kujtim dhe në nderim të tij. Shumë maturantë të shkollës Ali Demi, të shoqëruar edhe nga nxënës dhe mësues të tjerë të kësaj shkolle, kanë marshuar nga shkolla deri te banesa e Armir Danajt, të veshur me bluza ku ishte stampuar fotoja e maturantit të vrarë. Festën e ziles së fundit, ata e konveruan në një marrsh lotësh, si kujtim dhe qëndrim ndaj krimit që preku familjen Danaj dhe mori jetën e 18 vjeçarit. Shokët e klasës dhe të tjerë bashkëmoshatarë e shokë shkolle të Danajt kanë kërkuar që drejtësia të vihet në vend. Ata kanë kërkuar që përveç autorit të arrestuar, bashkëmoshatarit të viktimës, të dënohet maksimalisht dhe nxitësja e krimit, e cila është nëna e vajzës, për të cilën u konfliktuan dy të rinjtë. Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe xhaxhai i Armirit. Ai u kërkoi publikisht që drejtësia të japë dënimin maksimal për përgjegjësit e këtij krimi të rëndë, që preu në mes jetën e 18 vjeçarit Danaj, ndërsa nga ana tjetër u bëri thirrje qytetarëve dhe mbarë opinionit, që të dënojnë rëndë të tilla krime që mund të prekin familjen e gjithkujt nga papërgjegjshmëria e njerëzve që duhen dënuar. E ndërsa maturantët marshonin qetësisht në bulevardin kryesor mes lotësh dhe dhimbjesh, Arsi Dajlani, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçarit, ka qenë para togave të zeza, ku ka marrë masën e sigurisë arrest në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai akuzohet për veprën penale të vrasjes me paramendim, vepër për të cilën ai ka pranuar autorësinë, madje ka shprehur edhe pendim. Ndërkohë që nëna e të dashurës së tij, e cila nga të gjitha palët shihet si nxitëse e këtij krimi, merret vazhdimisht nga blutë në pyetje, por ende nuk është marrë asnjë masë ndaj saj. Familjarët e 18 vjeçarit Danaj, kërkojnë që edhe ajo të dënohet nga drejtësia, si nxitësja kryesore e këtij krimi, që mori jetën e djalit të tyre. Jo vetëm familjarët e të vrarit, por edhe qytetarët vlonjatë shprehen se ajo ka qenë shkaktarja dhe shtysa kryesore e krimit që vetëm përpara katër ditësh i mori jetën një maturanti, që për rastësi të fatit të tij të keq nuk ishte atë ditë me shokët dhe shoqet e klasës në një ekskursion në qytetin e Sarandës. Ndërkohë që burime të rezervuara nga grupi i hetimit tregojnë se e dashura e të akuzuarit për vrasjen kishte bërë një rol të tillë me të vrarin dhe duket se xhelozia dhe nxitja e të ëmës së saj ço dy të rinj në humbje të moshës më të bukur, njëri i vrarë dhe tjetri pas hekurave të burgut.