E Diel, 1 Nëntor 2026

Goxhaj: Arbitrariteti mafioz i Ramës me lejet e ndërtimit, 500 subjekte fitojnë 30%, 2 subjekte kapin 70 %

Lëvizja Qytetare kundër Betonizimit denoncon trinomin Rama-Eftimi- Shkreli në lejet mafioze të ndërtimit
Edi Rama, në kuadrin e Politikës së Re përtej të Majtës dhe të Djathtës ka sjellë një model të ri në dhënien e lejeve të ndërtimit. Gjatë vitit 2009, nga 500 subjekte projektuese që ka Shqipëria (subjekte juridike dhe fizike) janë vetëm 2 ato që kanë marrë 70% të lejeve të ndërtimit nga Bashkia Tiranë! Kjo lojë me subjektet projektuese është një stil i ri me klas për të maksimalizuar fitimin e përqindjeve. Nëse kërkon të marrësh leje ndërtimi, zgjidh subjektin e duhur projektues dhe je në rregull! Dhe kush janë këto 2 subjekte projektuese? Dy miqtë më të ngushtë të Edi Ramës; Alban Eftimi, ish Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Tiranë dhe Artan Shkreli, i shoqi i Ledi Shamku- Shkrelit, kandidate e PS për Tiranën dhe sipas Ramës, ministrja e ardhshme e Arsimit të Qeverisë me Kryeministër, Kryebashkiakun Rama. Këto dy persona kanë fituar përgjatë vitit 2009, 70% të lejeve të ndërtimit nga Edi Rama! Ndërsa 500 subjektet e tjera projektuese të Shqipërisë vetëm 30%!!! Tashmë Lëvizja Qytetare kundër Betonizimit po dekonstrukton pak nga pak të gjithë skemën e korrupsionit mafioz të Bashkisë Tiranë duke treguar deri në detaj mekanizmat se si po monopolizohet i gjithë tregu i ndërtimit në Tiranë dhe rrezik pas 28 Qershorit kjo skemë do të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. Tashmë Rama nuk ka nevojë të negociojë për 15%, 20%, apo 30%!!! Mjafton që një ndërtues me dy pare mend të kuptojë se kë arkitekt duhet të zgjedhë! Dhe arkitekti Shkreli apo Eftimi e ka çmimin shumë të rëndë por të zgjidh hallin! Tashmë po zbërthehet edhe rruga se si kalojnë përqindjet nga biznesi te Edi Rama! Nëpërmjet urës së projektimit!!! Dje, Lëvizja Qytetare kundër Betonizimit njoftoi qytetarët për vdekjen e konkurrencës së lirë të biznesit të ndërtimit! Avokati Altin Goxhaj dekonstruktoi një nga skemat e funksionimit të Mafies së Ndërtimit të Edi Ramës duke treguar me fakte dhe të dhëna konkrete skemën se si vetëm 2 studio Projektimi fitojnë 70% të lejeve të ndërtimit ndërsa 500 të tjera duhet të shqyhen midis tyre për të siguruar kontrata për 30% të lejeve që mbeten. Dje, avokati Altin Goxhaj ishte veshur me të zeza pikërisht në shenje zie të vdekjes së paralajmëruar të konkurrencës së lirë në të gjithë Shqipërinë, të krijimit të një oligarikie bashkiako-ndërtimore e cila kërkon të shkatërrojë përfundimisht përtej të majtës dhe të djathtës, përtej barazisë dhe konkurrencës së lirë çdo gjurmë të tregut të lirë, çdo gjurmë të hapësirave publike, çdo gjurmë të gjelbërimit në emër të Oktapodit Rama! Mesditën e djeshme, Lëvizja Qytetare kundër Betonizimit të Tiranës paraqiti përballë murit të Bunkerit Bashkiak të Tiranës listën e 500 subjekteve juridike dhe fizike projektuese që janë në Shqipëri dhe sasinë e lejeve që kanë marrë subjektet e kontraktuara ndërtuese nga Bashkia Tiranë: vetëm 30%! Sepse 70% i kanë fituar në projekte private dhe të punëve publike vetëm 2 persona: ish-Drejtori i Urbanistikës së Bashkisë Tiranë dhe bashkëshorti i kandidates së Partisë Socialiste për Tiranën, Artan Shkreli, i shoqi i Ledi Shamku-Shkrelit. Loja e Konkurrencës së lirë të tregut të ndërtimit me arbitër Edi Ramën për vitin 2009 jep këto rezultate: 500 subjekte kanë akses në 30% të lejeve të ndërtimit, ndërsa vetëm 2 subjekte fitojnë 70%!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›