Komisioni i Jashtëm: Lauka, ambasadori shqiptar në Kosovë
Komisioni Parlamentar i Jashtëm zhvilloi sot paradite një seancë degjimore me kandidatin për ambasador ne Kosove, z. Islam Lauka. Maxhoranca dhe opozita dhanë konsensus per emrin e tij. Vetem Islami shprehu rezerva rreth kesaj ceshtje
TIRANE-Komisioni i Jashtëm jep konsensusin për kandidaturën e Islam Laukës si ambasador i Shqipërisë në Kosovë. Komisioni Parlamentar i Jashtëm zhvilloi sot paradite një seancë degjimore me kandidatin për ambasador ne Kosove, z. Islam Lauka. Gjatë seancës maxhoranca dhe opozita vlerësuan kandidaturën e Laukës dhe dhanë konsensus per emrin e tij. Ka qënë vetëm deputeti i majtë, anëtar i Komisionit të Jashtëm, Kastriot Islami që nënvizoi se “kjo seance dëgjimore eshte shumë e vonuar”. Sipas Islamit , emri i ambasadorit shqiptar për Kosovën duhet të ishte dekretuar kohë më parë, dhe jo një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)