Vlorë, mot i paqendrueshëm në gjirin detar
Burime të kapitenerisë së portit të Vlorës bënë të ditur se, sot era do te ketë drejtimin Veri-Veriperëndim me shpejtësi 4-6 m/sek dhe 8-10 m/s në afërsi të bregut, ndërsa valëzimi parashikohet në 2-3 ballë në hapësirën detare brenda gjirit dhe 5-6 ballë në det të hapur.Sipas burimeve, temperatura maksimale e ajrit do të arrijë deri në 9-10 gradë celsius, ndërsa ajo minimale në 5-6 gradë celsius. Tragetet e linjës Vlorë-Brindizi që janë ankoruar në kalata, pritet të udhëtojnë drejt portit italian në orët e mesditës dhe pasdites.