Shkodër, vazhdon evakuimi i banorëve të rrezikuar
Shtabi i Emergjencës i mbledhur në këto momente konfirmoi se forcat e ushtrisë dhe të policisë evakuuan 130 familje rome nga brigjet e lumit Buna duke i sistemuar në disa mjedise te reparteve ushtarake.Ndërkohë edhe nga fshati Obot janë evakuuar 80 familje dhe po u bëhet thirrje edhe 180 familjeve të tjera për tu shpërngulur sepse rrezikohen nga përmbytjet. Në komunën e Dajçit janë evakuuar 85 familje, ndërsa 416 familje janë të rrezikuara dhe shtabi i emergjencës ka dërguar autokolona me ndihma ushqimore dhe medikamente mjekësore për banorët që nuk kanë pranuar deri tani të largohen nga banesat.