E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ndërron jetë 50-vjeçari, pas shpërthimit në banesë

Ndërron jetë në spital 50 vjeçari Nazmi Alliu, personi i plagosur pas një shpërthimi në banesën e tij ditën e diel në qytetin e Vlorës. Viktima banonte i vetëm në lagjen "Pavarësia", në katin e 9 të një pallati i cili ndodhej në bllokun e disa pallateve të rinj, ndërsa banesa në të cilën ai jetonte nuk ishte pronë e tij, por jetonte me qira.

Pas shpërthimit, ai ngeli i plagosur rëndë ndërsa u transportua menjëherë në spital ku nuk mundi dot ti shpëtojë vdekjes së shkaktuar nga plagët e rënda të marra në trup.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›