E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku i pesticideve, raste të helmimeve të fëmijëve

Stina e verës duket se sjell shifra shqetësuese të rasteve të helmimit tek fëmijët nga preparatet e pesticideve, të cilat përdoren së shumti në bujqësi, sidomos në këtë periudhe .

Konservimi dhe ruajtja e tyre në kushte të papërshtatshme sidomos në vende ku mund të arrihen nga fëmijët, duket se ve seriozisht në rrezik shëndetin dhe jetën e tyre. Sipas shefit të pediatrisë Luan Belortaja, shpesh pranë pediatrisë drejtohen fëmijë të cilët kanë konsumuar pesticide apo solucione të ndryshme dhe janë të intoksikuar në nivele të ndryshme.
Sipas mjekëve, këshillohet që nga ana e prindërve të tregohet më tepër kujdes për të shmangur vendosjen e këtyre pasticideve apo solucioneve në vende ku mund të arrihen nga fëmijët, në mënyrë që të mos vihet në rrezik shëndeti i tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›