215 mije punonjes perfitojne nga heqja e tatimit mbi te ardhurat personale

Heqja e tatimit mbi të ardhurat dhe përfitimet nga kjo nismë kanë shtyrë sot Kryeministrin Berisha që të nisë bisedën që në mëngjes me komunikuesit e tij në rrjetin social “Facebook”. Heqja e tatimit për të gjitha pagat nën 30 mijë lekë do të preke 200 mijë punonjës në sektorin privat dhe 15 mijë punonjës në sektorin publik.
“Të dashur miq!
Mirëmëngjes!
Ministria e Financave me njoftoi sot se, me vendimin e ardhshëm te heqjes se tatimit mbi te ardhurat personale prej 10%, dhe për rrjedhoje te rritjes se rrogës me 10% ose me shume se një rroge shtese ne vit, përfitojnë 200 mije punonjës vetëm nga sektori privat ( dhe jo 120 mije, nga sektori privat dhe publik, sic jam shprehur ne statusin e pardjeshëm ) si dhe se paku 15 mije nga i gjithë sektori publik”, shkruan Berisha në profilin e tij.
Por nga ana tjetër, këtë mesazh, kreu i ekzekutivit e shkroi dhe për një arsye tjetër.
“Mendova te ndaj me ju këto te dhëna qe janë me te sakta dhe e bëjnë lajmin edhe me te mire. Ne mbajmë premtimet tona! sb”, sqaroi kreu ekzekutivit.