Meta Absurde kushtezimi i PS kur behet fjale per humbjen e nje programi financimi

Gjykata Administrative reagon edhe zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta
Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetise Ilir Meta vlereson si te rendesishme miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative ndersa i kujton opozites se gjithcka eshte ne interes te biznesit. Une besoj se Gjykata Administrative duhet te ishte aprovuar prej kohesh sepse kjo nuk eshte nje interes i qeverise. E kam nenvizuar here pas here qe eshte shume e gabuar te gjykosh se duke bllokuar akte te tilla kaq te rendesishme per funksionimin e institucioneve ne vend per klimen e biznesit per reformat ne drejtesi pra mund te demtohet qeveria. Pra ky eshte nje gjykim i ngushte dhe i papranueshem per forcat politike te cilat kane si prioritet interesat e vendit dhe integrimin europian te vendit tha Meta. Ai e quajti te papranueshem kushtezimin e opozites ne kushtet kur gjithcka behet fjale per mundesine e humbjes se nje programi konkret financimi nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Integrimi europian eshte jo vetem pergjegjesi e qeverise por eshte dhe pergjegjesi e opozites. Ndaj mendoj se cdo lloj kushtezimi eshte krejtesisht i papranueshem aq me teper kur behet fjala per mundesine e humbjes se nje programi konkret nga USAID dhe SHBA gje e cila shkon vetem ne interes te qytetareve shkon ne interes te biznesit shkon ne interes te nje reforme te rendesishme te sistemit te drejtesise dhe ne drejtimin e institucioneve e cila absolutisht nuk ka asnje lidhje me interesin e atyre qe jane sot ne qeveri deklaroi zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Meta.
...