E Martë, 3 Nëntor 2026

Vlorë, në burg dy të rinj që dyshohet se abuzuan seksualisht me një vajzë

 
Gjykata e Vlorës la në burg dy të arrestuar të cilët dyshohen se kanë kryer marrdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare.

Dyshohet se paraprakisht ata e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike. 

Para gjykatës kanë dalë Albi Ceno 28 vjeç dhe Oltjan Tahiri 31 vjeç, të cilët janë përpjekur tu fshihen kamerave duke mbajtur kokën ulur.

Prokuror i çeshtjes Olsi Vasiu  kërkoi masën e sigurisë arrest me burg ndërsa gjyqtari që dha masën e sigurisë është Hektor Sinanaj. 

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, shkoi vetë në Vlorë, ku vizitoi vajzën në mjediset e spitalit dhe deklaroi se do të merret në mbrojtje nga autoritetet policore.

Ngjarja mësohet  se ka ndodhur në një hotel të Vlorës më 21 tetor  ndërsa një ditë më pas policia njoftoi arrestimin e Cenos dhe Tahirit, ndërsa  është shpallur në kërkim Gentjano Mehmeti. 

Ka qenë një punonjësi i hotelit që ka lajmëruar  policinë për vajzën  26 vjeçare e cila është gjetur në rrugë në gjendje të rënduar psikologjike mëngjesin e së shtunës.

Gazetare Megi Mëhilli

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›