Lavrov: Sulmet kundër Sirisë do të përhapnin terrorizmin në rajon
MOSKË - Sulmet kundër Sirisë do të shkaktonin shpërthim të terrorizmit në rajon, paralajmëroi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov duke shtuar se regjimi sirian ishte i gatshëm të merrte pjesë në negociatat e paqes.
"Gjithnjë e më shumë politikanët dhe qeveritarët mbështesin qëndrimin tonë sipas së cilit një skenar ushtarak do të çonte në shpërthim të terrorizmit në Siri dhe në vendet fqinje, shoqëruar me fluks të konsiderueshëm refugjatësh", deklaroi Lavrov pas takimit në Moskë me homologun e tij sirian Valid Muallem duke shtuar se Damasku ka qenë gjithmonë gati për bisedime paqeje.
(d.b/BalkanWeb)