Vlorë, nis festivali " Aulona International folk festival "
Në një atmosferë festive, ka nisur edicioni i IV-të i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar "Aulona International Folk Festival", një nga aktivitetet më të spikatura të planifikuara në kuadrin e çeljes së sezoni turistik veror në qytetin e Vlorës.
Në ceremonitë e çeljes së sezonit turistik në Vlorë, ishin të pranishëm edhe miq nga Kosova, drejtues të komunave të disa qyteteve, artistë e qytetarë të thjeshtë.
Edicioni i IV-të i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar "Aulona International Folk Festival”, do të zhvillohet gjatë katër ditëve dhe shfaqjet do të nisin sot në mbrëmje në sheshin përpara pallatit të sportit. Në të marrin pjesë 10 grupe nga 10 vende, mes të cilave Kroacia, Bullgaria, Turqia, Polonia, Mali i Zi, Bosnje Hecegovina, Greqia, Italia, Kosova.