E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, operacioni "Karaburuni" zbulon naftën kontrabandë

Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit të anti-kontrabandës të koduar “Karaburuni”, ka vënë në pranga shtetasin Mondi Veshaj.

53-vjeçari, banues në qytetin e Vlorës, ka në pronësi të tij karburantin Kastrati në fshatin Sherishtë ku u sekuestruan 3500 L naftë. Karburanti, rezulton i regjistruar në QKR me emrin Jonufra 2000.

Policia ka sekuestruar edhe anijen Karaburuni e cila dyshohej për kontrabandë nafte që sillej nga Italia.

Disa ditë më parë nga ky operacion, u arrestuan në fshatin Sherishtë edhe shtetasit Eduaet Aliaj dhe Levzat Canaj.

Strukturat e policisë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e gjithë skenës kriminale ndërkohë që ka çuar për analizë edhe cilësinë e naftës që dyshohet të jetë e dëmshme për t’u tregëtuar.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›