E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, përfshihet nga flakët një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në rrethana ende të paqarta në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 janarit” të qytetit bregdetar ku automjeti me targa VL 5939 C në pronësi të shtetasit me iniciale B.B është përfshirë nga flakët.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
 

Nuk ka ende të dhëna rreth shkakut të djegies së automjetit, ndërkohë që pronari i marrë në pyetje nga policia ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt me njeri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›