E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komorowski viziton trupat polake në Kosovë

Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski, do të vizitojë sot Kosovën ku do të takohet edhe me trupat polake të cilat ndodhen në vend në kuadër të KFOR-it.

Presidenti Komorowski do të takohet me komandantin e trupave polake, Col Dariusz Adamczyk, njoftojnë mediat polake.

Polonia ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm nëntë ditë pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur. Polonia fillimisht ka dërguar 800 trupa në Kosovë, në kuadër të NATO-s por pas reduktimeve ky numër i ushtarëve polakë është zvogëluar nën 300.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›