E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore perkujtohen viktimat e tragjedise se 9 janarit

Familjarët e viktimave të 9 janarit kanë zhvilluar në qytetin bregdetar të Vlorës, një ceremoni në ndër të familjarëve të tyre të ndjerë. Bregdeti i Vlorës është mbushur me lule në përkujtim të 8-vjetorit të tragjedisë së 8 viteve më parë, ku humbën jetën 20 persona dhe u zhdukën 8 të tjerë. Prej 8 vitesh, familjarët e viktimave të tragjedisë së Karaburunit vijojnë të kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre. Edhe në këtë 9 janar, ata shprehen se tragjedia e vitit 2004 kërkohet të harrohet nga të gjithë
Më 9 janar të vitit 2004 gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Tragjedia përfundoi me 20 të vdekur dhe 8 të zhdukur. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës nga 15 deri në 33 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›