E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, përmbytjet shkaktuan ndotjen e ujit të pijshëm

Mot i keq që perfshiu mbarë vendin ditë më parë dhe që shkaktoi përmbytje dhe në qytetin e Vlorës ka krijuar dhe mjaft probleme përsa i takon ujit të pijshëm. Ky problem eshte bërë i ditur nga Institucioni i Shëndetit Publik 

VLORE-Përmbytja e cila perfshiu qytetin e Vlores një javë më parë ka shkaktuar ndotje të ujit të pijshëm. Ky problem eshte bërë i ditur nga Institucioni i Shëndetit Publik i cili bën monitorimin e ujit te pijshëm cdo ditë. Sipas Drejtoreshës së Shëndetit Publik në Vlorë, Brunilda Ndreu, pas shirave ne disa zona eshte verejtur nje rritje e nivelit te ndotjes se ujit duke bere qe ne disa zona te qytetit uji te jete i papijshem.
Nje tjeter problem shum i madh eshte dhe klorinimi i ujit i cili sipas analizave nuk eshte ne nivelin e duhur dhe nuk kryhet ne sistemin e duhur. Akoma me shqetesues eshte dhe fakti se klori nuk eshte ne cilesine e duhur dhe eshte jashte standardeve .
(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›