E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau 2 shtetas, ekstradohet nga Italia 65 vjeçari

Ishte larguar në drejtim të Italisë per ti shpetuar denimit qe iu dha per vrasjen e dy shtetasve në Bushat të Shkodrës. Sot u ekstradua nga Interpoli dhe do të vuajë në Shqipëri dënimin prej 25 vitesh burg 

 TIRANË-Një 65 vjeçar nga Bushati i Shkodës, i dënuar për "vrasje ", u ekstradua paraditen e sotme nga Italia drejt Shqipërisë. Ai do të vuajë tashmë në Shqipëri dënimin me 25 vjet heqje lirie të dhënë nga drejtësia shqiptare.
Burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, bënë të ditur se "65 vjeçari Selman Lika, me vendim të Gjykatës së Rrethit të Shkodrës, datë 17 maj 2000, është dënuar me 25 vjet heqje lirie për veprën penale të 'vrasjes me dashje', (2 herë), dhe 'armëmbajtjes pa leje'".
Ngjarja për të cilën akuzohet 65 vjeçari Lika, ka ndodhur në 28 shkurt të vitit 1998, në lagjen 'Likaj' të fshatit Bushat, në rrethin e Shkodrës, ku gjatë një grindjeje për shkak të një konflikti pronësie, ai ka vrarë me armë zjarri shtetasit Tofik dhe Abdulla Lika, si dhe ka plagosur shtetasit Dritan e Bledar Lika.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›