E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana pa drita, era dëmtoi linjat elektrike

Disa lagje në kryeqytet janë pa energji elektrike pasi erërat e forta që kanë përfshirë Tiranën 24 orët e fundit, kanë dëmtuar disa linja ajrore të furnizimit me energji. Grupet e elektricistëve po punojnë për riparimin e defekteve. 

TIRANE-Erërat e forta rqë kanë përfshirë Tiranën 24 orët e fundit kanë dëmtuar disa linja ajrore, që furnizojnë me energji elektrike disa zona të kryeqytetit. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njoftoi se dëmtime kanë pësuar linjat në periferi të Tiranës, në Shkozë, Qytetin Studenti, Kinostudio, Fushën e Aviacionit, si dhe në fshatin Ibë. Këto zona aktualisht janë pa energji elektrike. Burime nga OSSH thanë se grupet e elektricistëve po punojnë për riparimin e defekteve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›