E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vlorë, përmirësohet me 85% situata e furnizimit me energji elektrike

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë ditës së premte në të gjithë vendin, deri në orët e vona të mbrëmjes, krijuan problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, ku ndër zonat më të prekura ishte qyteti i Vlorës.

Pas një pune intensive të grupeve të avarisë së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Vlorë deri në mesditë, raportohet se energjia elektrike është rikthyer në 85 % të zonave të prekura nga moti i keq.

Problematike, sipas OSSH-së, mbetet situata në zonën rreth Skelës dhe qendrës së qytetit, ku vijon puna nga ana e brigadave të terrenit për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

Për shkak të prezencës së ujit në zonën ndërmjet rrugës Transballkanike dhe bulevardit, me grupet e OSSH janë bashkuar dhe forcat e ushtrisë dhe ekipet e Emergjencave Civile për largimin e ujit nga e gjithë zona e përmbytur.

Nga ana e OSSH, për arsye sigurie është stakuar energjia elektrike në këtë zonë deri në normalizimin e situatës.

1 nga 3

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›